Protestuesit e OVL e UÇK-së hedhin telefonat në oborr të EULEX-it
Edona Potvorica / RTK
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka protestuar para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë për të kundërshtuar veprimet e fundit të ZPS-së dhe EULEX-it.
Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it, dhe kanë sekuestruar telefonat e disa ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre.
Ushtruesi i detyrës së OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se Specialja dhe EULEX-i po i shqetësojnë familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmoreve. Ai ka bërë thirrje që të ndalen menjëherë këto bastisje.
Sipas tij, që nga përfundimi i luftës së UÇK, populli është përballur me shumë sfida e padrejtësi. “UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarë. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryetare Kosovë, por akuzojë e gjykojnë vetëm shqiptarët”, ka thënë ai.
Sipas tij, Dhomat e Specializuar të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët.
“Dhomat e Specializuar të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët, po jo krimet e kryera në Kosova, por jo krimet dhe maskat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Ato gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK sikur organizata duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale. Do të ishte edhe më mirë që sa më shumë dëshmitar të dalin në seanca publike që ta marrim veshe edhe ne kur dëshmitë e tyre të përmbysen nga mbrojtja e krerëve të UÇK-së”, ka thënë ai.



























