Haxhiu:Mbështetja prej 200 mijë euro në vit i ka ndihmuar fëmijët pa kujdes
M.P. / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë kanë vizituar Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, e cila është në mesin e 41 organizatave që kjo ministri i ka subvencionuar për mbështetje të familjeve strehuese.
“Lajm i mirë, që vendimi i datës 01.06.2023 për rritjen e pagesës për mbështetje për fëmijët të cilët gjenden në strehim familjar – në vlerë prej 200,000 euro në vit, ka përmirësuar sadopak mirëqenien e fëmijëve të cilët gjenden në strehim familjar”, ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.
Tutje Haxhiu ka thënë se ministria që drejton është e përkushtuar të fuqizojë konceptin e strehimit familjar dhe konceptin e familjes strehues për fëmijët pa përkujdesje prindërore.
“ProjektLigji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili është votuar të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e trajton në mënyrë specifike strehimin familjar si formën më të mirë alternative të mbrojtjes, edukimit, strehimit dhe përkujdesjes për fëmijët”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë.
























