Miftaraj: Gjykata Speciale e ka borxh ta informojë publikun për aktakuzat
BKT
Lajme

Miftaraj: Gjykata Speciale e ka borxh ta informojë publikun për aktakuzat

M.Miftari/RTKlive

Për situatën në Kosovë, për veprimet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundrejt pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe për procesin gjyqësor në Hagë ka folur Ehat Miftaraj nga IKD.

Miftaraj ishte kritik në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale në, siç u shpreh ai, efikasitetin e tyre në ngritjen e aktakuzës.

“Nëse në aktakuzën e GJS është përmendur se katër të pandehurit janë një pjesë e një grupi më të madh dhe nëse kjo tani ka kaluar 2-3 vjet që nga publikimi i nj pjese të aktakuzës, Gjykata e Prokuroria do të duhej të ishin shumë më efikas që ne ta kuptonim se do të jenë të akuzuar të tjerë dhe nëse kjo do të ndodhë do të nënkuptohej se  proceset gjyqësore ndaj këtyre personave do të marrin vite e vite të tjera”, deklaroi Miftaraj.

Ai shtoi se kjo gjykatë do të duhej të kishte afatin e ngritjes së aktakuzave ndaj këtyre personave dhe nuk mund të thonë se do të vazhdojmë me hetime dhe në vitin 2023, në vitin 2024, etj.

“Gjykata duhet që një herë e mirë ta përfundojë këtë rast e të dihet se kush do të jenë të akuzuarit përfundimtarë, që pastaj të mund të ketë një epilog të këtyre gjykimeve”, deklaroi Miftaraj në “Info Plus”

Ndërkaq, lidhur me dëshmitë e rrejshme, ta marra nga mediet serbe, sikundër ishte rasti i Fredi Abrahams-it, nga HRW, në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale, në Hagë, Miftaraj tha se është ende herët të konstatohet i tërë procesi gjyqësor në bazë të një dëshmie.


MË SHUME NGA Lajme