Osmani: Marrëveshja me USAID-in, dëshmi e mbështetjes amerikane
BKT
Lajme

Osmani: Marrëveshja me USAID-in, dëshmi e mbështetjes amerikane

M.Sh/RTKlive

Pa nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes me USAID-in në vlerë 34,7 milionë dollarë, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila thotë në Facebook, se marrëveshja e nënshkruar sot është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, në shumën prej gati 35 milion dollarësh, është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Mirënjohës për vendosmërinë e palëkundur të Shteteve të Bashkuara që të jenë krah nesh në përpjekjet tona për të ndërtuar një Kosovë të orientuar kah zhvillimi i përqendruar në nevojat e qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se sot paradite, presidentja Osmani dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore në vlerë34.7 milionë euro.  Me këtë rast, Osmani tha se përmes kësaj marrëveshje do të fuqizohet administrata publike e do të sigurohen shërbime më të mira për qytetarët.


MË SHUME NGA Lajme