Diskriminimi në Luginë, ministrja serbe largon RTK-në nga takimi/video
BKT
Lajme

Diskriminimi në Luginë, ministrja serbe largon RTK-në nga takimi/video

Alban Selimi|RTK

5.3 milionë euro janë investimet që Qeveria e Serbisë i ka bërë në shkollat me nxënës serbë, ndërkaq gjitha projektet për shkollat shqipe në Luginën e Preshevës janë refuzuar nga Qeveria e Serbisë.

“Po ua paraqes një pamje të shkollës fillore ‘Naim Frashëri’ në Bujanoc e cila ka projekt dokumentacioni, nuk është pranuar nga ministria e arsimit, kulmi është nga azbesti kancerogjen” tha Nevzad Lutfiu.

Ky është vetëm njëri nga faktet me të cilin është ballafaquar ministrja e Arsimit të Serbisë, Slavica Djuki – Dejanovi, në një takim me kryetarin e KKSh, Nevzad Lutfiu në Bujanoc.

Derisa Lutfiu ka ballafaquar me argumente ministren Dejanoviq, përfaqësues nga kabineti i saj kanë kërkuar nga ekipi i RTK-së të dalë nga takimi.

E pyetur nga RTK nëse mos-investimi në shkollat shqipe të Luginës së Preshevë paraqet diskriminim, ministresha Djuki Dejanovi, ka thënë se secili fëmijë në Serbi për ta është i vlefshëm.

Ndryshe, nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës kanë probleme edhe me përkthimin e teksteve mësimore derisa diplomat e Kosovës nuk njihen ende, tema këto që janë diskutuar mes kryetarit Lutfiu dhe ministres Djukic - Dejanovi.


MË SHUME NGA Lajme