Trepça mposht Sigal Prishtinën dhe prekë finalen
BKT
Sport

Trepça mposht Sigal Prishtinën dhe prekë finalen

Uran Krasniqi / RTKLive

Tashmë është e qartë se kush është finalistja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll: Trepça.

Skuadra nga Mitrovica të premtën ka fituar nga Sigal Prishtina. 

Ndeshja është mbyllur me rezultat 65:68 (16:21, 15:19, 15:19, 19:9).

Në të gjitha periudhat ka dominuar Trepça, por në fund kryeqytetasit janë afruar me pikë vetëm tre sosh larg.

Te mitrovicasit më i miri ishte Kevin Davis me 25 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, kurse te prishtinasit më i miri ishte Derrick Wilson me 16 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Trepça në finale ndeshet me fituesin e ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli.