Osmani takon baroneshën Ashton e diplomatin Reeker, flasin për dialogun
M.Sh/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në drekën e punës me ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, baroneshën Cathrine Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker, me të cilët biseduan për dialogun Kosovën –Serbi dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon.
Sipas njoftimit lëshuar nga Presidenca, të pranishëm në darkë ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ambasadori i Francës Olivier Guérot, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, zëvendësshefja e zyrës së BE-së, Eva Palatova, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.
“Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, thuhet në njoftim.























