10:56 / 16.09.2023
Rexhepi e Mazreku diskutojnë për një marrëveshje për sigurime me Bosnjën
V.Th. RTKlive
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi ka pritur në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazrekun dhe drejtorin financiar Valon Berisha.
Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim së bashku me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës do të kenë takime në Bruksel e Bosnje.
Ne fund të takimit zëvendëskryeministrja Rexhepi ka ofruar përkrahjen e Qeverisë për Byronë Kosovare te Sigurimit.























