Maqedonia e Veriut dëbon tre diplomat rusë, reagon Moska
M.Sh/RTKlive
Tre diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshirueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkak të, siç thuhet, veprimtarisë së tyre në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Vendimi për largimin e tyre është marrë me 12 shtator dhe për këtë është njoftuar ambasadori i Federatës Ruse në Shkup.
Njoftimi për vendimin u bë i ditur në platformën X, të premten pasdite nga Ambasada Ruse.
Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova shkruante në rrjetet sociale se shpallja si shpallja “nën grata” e diplomatëve rusë ka ndodhur pa sqarime të detajuara. Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje nga ana e Moskës”.
Ndryshe, në prill të vitit 2022, Maqedonia e Veriut kishte dëbuar 11 diplomatë rusë me arsyetimin e njëjtë -shkeljen e Konventës së Vjenës. Ndërkaq si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi, Rusia kishte dëbuar një diplomat maqedonas nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Moskë.
Në Ambasadën ruse në Shkup, siç raportojë mediet lokale, janë 19 diplomatë rusë, së bashku me ambasadorin dhe dy përfaqësues ushtarakë.























