Liverpool fiton me përmbysje dhe ngjitet në krye
BKT
Sport

Liverpool fiton me përmbysje dhe ngjitet në krye

Uran Krasniqi / RTKLive

Liverpool ka mposhtur Wolverhampton Wanderers dhe ka kapur pozitën e parë të tabelës së Premier League.

Në ndeshejn e xhiros së pestë të zhvilluar në "Molineux" skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka fituar me shifrat 1-3. 

Kanë qenë vendasit ata që të parët kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e shtatë, kur ku realizuar Hee-chan. 

Liverpool ishte keq në pjesën e parë, por ngadalë u përmirësua, duke barazuar me Cody Gakpo (55'). Pastaj kanë ardhur edhe dy gola të tjerë: Robertson (85') dhe autogoli i Bueno (90+1').

Pasi humbjes së katër prej pesë ndeshjeve fillestare në ligë, Wolves mbetet në vendin e pesëmbëdhjetë në tabelë.