18:45 / 16.09.2023
City fiton me përmbysje nga West Ham dhe rimerr kreun
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester City nuk ka lejuar Liverpoolin gjatë ta mbajë kreun e tabelës në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar me përmbysje nga West Ham.
Vendasit kanë gjetur golin në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur Ward-Prowse ka shënuar pas një asisti nga Coufal.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Pastaj pjesa e dytë i ka takuar Cityt.
Doku (46'), Silva (76') dhe Haaland (86') janë regjistruar në listën e realizatorëve të golave për Cityn.
Pas kësaj fitore City e rikthen brenda ditës pozitën e parë në tabelë, të cilën ia kishte rrezikuar Liverpool pas fitores ndaj Wolves.























