Vajzat e Istogut fitojnë Superkupën e Kosovës në hendboll
BKT
Sport

Vajzat e Istogut fitojnë Superkupën e Kosovës në hendboll

Uran Krasniqi / RTKLive

Vajzat e Istogut e kanë fituar sërish Superkupën e Kosovës. Në finale ato ia kanë dalë që ta mposhtin Ferizajn.

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Mitrovicë rezultati ka qenë 31:27.

Kapitenes së Istogut, Albina Rugova, trofeun e Superkupës ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Medaljet i ndanë presidenti Saraçini dhe anëtari i bordit të FHK-së, Bujar Istrefi.

Kësisoji Istogu ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Ka fituar trofeun e tretë të vitit.