Dy këmbësorë u goditën për vdekje në Ozdrim të Pejës, ndalohet shoferi
RTKlive
Dy këmbësorë kanë humbur jetën në Ozdrim të Pejës pasi janë goditur nga një veturë në orët e vona të mbrëmjes, njofton policia. Sipas njoftimit, vetura ka goditur tre këmbësor, dy nga të cilës kanë pësuar me fatalitet, ndërsa si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Lajmin për mediet vendore e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.
Shoferi i veturës, sipas Rugovës, është dërguar në stacionin policor në Pejë.























