Policia e Kosovës parakalon në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re
BKT
Foto: Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re
Në Fokus

Policia e Kosovës parakalon në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re

V.Th. RTKlive

Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re përmes një postimi në rrjetin social “X” njofton se pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.

“Pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në qytetin Auckland të Zelandës së Re, ku po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka shpërndarë disa fotografi nga ky moment derisa ka shkruar “Parada e Kombeve mëngjesin e sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”.

Image


MË SHUME NGA Në Fokus