16:59 / 17.09.2023
Postecoglou për Richarlson: Ai është një futbollist fantastik
Uran Krasniqi / RTKLive
Ange Postecoglou ka ngelur i kënaur me paraqitjen e Richarlson në ndeshjen e fundit të Premier League, ku Tottenham ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Sheffield United.
Braziliani ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Ai ka thënë se braziliani ka shumë për të dhënë dhe kjo e ndihmon atë në aspekte të tjera të jetës.
"Ai është një futbollist fantastik. Ai ka shumë për të dhënë. Jam shumë i kënaqur për të", ka thënë australiani.
Së fundmi Richarlson kishte thënë se nuk ndihej mirë.























