Tifozët sulmojnë gazetaren, reagon AGK
RTKLive
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar të dielën mbrëma, pas sulmit ndaj gazetares së ArtMotion, Ulpiana Emra gjatë ndeshjes së Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës. Gazetarja ishte sulmuar nga tifozët me shishe dhe ka marrë lëndime në trup.
“AGK është tejet i shqetësuar me lajmin për sulmin ndaj gazetares së ArtMotion, Ulpiana Emra, e cila është sulmuar nga tifozët derisa po raportonte në finalen e Superkupës në basketboll. Raportohet se gazetarja është sulmuar me shishe nga tifozët në tribunë, dhe ka marrë lëndime në trup”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojë sulmuesit, dhe t’i sjellë pranë drejtësisë ashtu që të marrin dënimet konform ligjit.























