Ngjarjet e datës 18 shtator
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ngjarjet e datës 18 shtator

RTKlive

Ngjarjet e datës 18 shtator 2023.

Oda e Mjekëve të Kosovës shënon 10 vjetorin e themelimit të saj. ( Prishtinë, ora 09:45)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, mbajnë konferencë për medie. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

Kryesisë së Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301, ora 11:00)

Autobusi i ngjyrosur rozë fillon qarkullimin duke ofruar shërbimin e mamografisë falas.( Pritorja në rrugën “Luan Haradinaj”, te New Born, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e konstituive e komisionit hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nënshkruajnë marrëveshje për donacion në vlerë prej eurove 50 000 euro nga kompania “Alexander Chapman Recruitment”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë – Velani, Prishtinë, ora 12:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) prezantojnë procesin përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. (Qendra për Praktikë, ora 18:00).


MË SHUME NGA Lajme