09:58 / 18.09.2023
Bardhyl Mahmuti, dëshmitar i mbrojtjes në Hagë në rastin `Shala`
A.B/RTKlive
Veprimtari Bardhyl Mahmuti do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Mahmuti me anë të një postimi në “Facebook”.
“Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor”, ka shkruar Mahmuti. Veprimtari i çështjes kombëtare sot udhëton për në Hagë, kurse dëshmia e tij fillon ditën e mërkurë.























