Kurti: Opozitës e as Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet 
BKT
Lajme

Kurti: Opozitës e as Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet 

Kryeministri Kurti, në konferencën për media ka folur për qëndrimin e opozitës, e cila po kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai ka deklaruar se as opozitës e as Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kreu i Qeverisë ka thënë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, opozita do të humbte, e Qeveria do të mbeste pa opozitë.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen, herë shkarkimin tim e herë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se i humb, Qeverisë s’i konvenojnë se zhduket opozita”, ka thënë Kurti.

 


MË SHUME NGA Lajme