Të enjten dy seanca, Kusari-Lila: Sfidë marrëveshjet ndërkombëtare
BKT
Foto: Visar Shatrolli/RTK
Lajme

Të enjten dy seanca, Kusari-Lila: Sfidë marrëveshjet ndërkombëtare

Visar Shatrolli /RTK

Kryesia e Kuvendit, ka vendosur që të mbahet dy seanca të enjten. Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila,ka sqaruar së këtë ditë do të votohet Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U morëm vendimi që të enjten të vazhdoj seanca me pikat e pa përfunduar. Pastaj duhet të filloj një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Do të mbetet sfidë edhe çështje e marrëveshjeve ndërkombëtare. Numri i të cilave vetëm po rritet. Në seancë e 28 korrikut e e cila do të vazhdoj tash me 21 shtator, janë pesë marrëveshje ndërkombëtare te cilat ju shtohen edhe shtate të tjera të cilat janë në pritje”, ka deklaruar ajo.

 


MË SHUME NGA Lajme