14:40 / 19.09.2023
Osmani për Clinton e Clark: Dy heronj, një histori
N.M. /RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ka zhvilluar një takim edhe me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish gjeneralin e NATO-s Wesley Clark.
Osmani ka postuar një foto, në rrjetin social Facbook, së bashku me Clinton-in dhe Ckark-un, të cilët i ka quajtur beronjë.
“Dy heronj, një histori, Kosova në mes!”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, me ç'rast rast ajo ka pasur një sërë takimesh me shumë liderë botëror.























