15:31 / 19.09.2023
Ndahen tre milionë euro për projekte të ndryshme
E.O & A.B/RTK
Sot është nënshkruar kontrata për përfituesit e thirrjes për përkrahjen e bizneseve, në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar ministrin Rashiq për punën që është duke bërë si ministër.
Ai tha se pakoja prej tre milionë euro do tu ndahet përfituesve të ndryshëm që janë duke punuar, kontribuar për zhvillim ekonomik, për shoqëri civile dhe për mirëqenie për të gjithë, raporton RTKlive.
Kurse ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se ky projekt është një partneritet për të ardhmen. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë vit më shumë mbështetje për komunitetet.
























