Kurti takon ambasadorin finlandez, flasin për dialogun në Bruksel
BKT
Lajme

Kurti takon ambasadorin finlandez, flasin për dialogun në Bruksel

B. H. | RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, në këtë takim u bisedua për çështjet bilaterale, me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.

“Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot. Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme