Nxënësit e shkollave partnere të Prishtinës dhe Ulqinit vizituan RTK-në
BKT
Lajme

Nxënësit e shkollave partnere të Prishtinës dhe Ulqinit vizituan RTK-në

RTKlive

Nxënës nga Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale”7 Shtatori” në Prishtinë dhe nga shkolla partnere e saj “Vëllazërim-Bashkimi” nga Ulqini kanë vizituar sot Radiotelevizionin e Kosovës.

Me këtë rast nxënësit e këtyre dy shkollave janë njoftuar nga afër me punën që bëhet në transmetuesin publik, si dhe me misionin e RTK-së. Ata kanë vizituar ambientet e ndryshme në RTK 1 dhe RTK 2 si dhe janë njoftuar me procesin e punës deri në transmetimin e programit.


MË SHUME NGA Lajme