Specialja refuzon kërkesat e viktimave për Thaҫin dhe të tjerët
BKT
Gjykata Speciale

Specialja refuzon kërkesat e viktimave për Thaҫin dhe të tjerët

A.B/RTKlive

Trupi Gjykues i Speciales hodhi poshtë raportin më të fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët.

Trupi Gjykues refuzoi të merrte në konsideratë bazueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë ҫështje skadoi më 15 shkurt dhe nuk ishte treguar asnjë arsye e pranueshme për t'i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9 (5) (b).

Megjithatë, Trupi Gjykues vuri në dukje se Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave mund të ridorëzojë raportin me disa informacione shtesë.

Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.

TEMAT:


MË SHUME NGA Gjykata Speciale