BE ndan çmimet për gazetari hulumtuese për vitin 2023
BKT
Lajme

BE ndan çmimet për gazetari hulumtuese për vitin 2023

F.S / RTKlive

Të mërkurën në Prishtinë në një ceremoni të organizuar nga Bashkimi Europian, janë ndarë tri çmime për gazetari hulumtuese për vitin 2023 për Kosovë.

Gazetari i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, ka fituar çmimin e parë, ndërkaq, Dafina Halili nga “Kosovo 2.0” ka fituar çmimin e dytë, e Saranda Ramaj nga “Koha Ditore” ka fituar çmimin e tretë.

BE vlerëson se këta gazetarë kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj së vërtetës.

“Puna e tyre është dëshmi e fuqisë së gazetarisë hulumtuese në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e BE-së.


MË SHUME NGA Lajme