Arsenal tregon formën e mirë edhe në Champions League
Uran Krasniqi/RTKLive
Arsenal ka treguar formën e mirë që po e kalon edhe në Champions League.
Të mërkurën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ka fituar bindshëm kundër një skuadre që gjithashtu është në formë të mirë, PSV Eindhoven.
Rezultati përfundimtar në ndeshjen e zhvilluar në "Emirates Stadium" ka qenë 4-0.
Se anglezët do ta kenë fjalën kryesore në ndeshje kjo është kuptuar herët gjatë pjesës së parë.
Ka qenë minuta e tetë kur Saka ka realizuar golin e parë pasi paraprakisht është asistuar nga Odegaard.
Por Arsenal nuk është ndalur me kaq, i ka realizuar edhe dy gola të tjerë gjatë pjesës së parë. Fillimisht me Trossard (20') dhe Jesus (38').
Dominimi anglez ka vazhduar edhe në pjesën e dytë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë kur Odegaard ka shënuar golin e katërt, duke vendosur përfundimisht edhe rezultatin e ndeshjes.
Ndeshja e tjetër mes Sevilla dhe Lens është mbyllur baras.























