Finalisti i edicionit të fundit ndalet nga Real Sociedad
BKT
Sport

Finalisti i edicionit të fundit ndalet nga Real Sociedad

Uran Krasniqi/RTKLive

Finalisti i edicionit të kaluar të Champions League, Inter e ka nisur me barazim edicionin e ri. 

Skuadra italiane është ndalur në Spanjë nga Real Sociedad. 
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1. 
Një gol i hershëm i Mendez, i realizuar qysh në minutën e katërt, ka vendosur vendasit në epërsi dhe ka bërë që ekipi nga Milano, ndryshe nga Serie A ku po tregon afinitet për gjetjen e golit, të mos mund ta gjejë atë në garën më prestigjioze të klubeve.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi nuk është kursyer nga përpjekja për të  ndryshuar rezultatin dhe e ka arritur atë vetëm tre minuta para mbylljes së ndeshjes me Martinez.
Në ndeshjen tjetër të grupit Benfica është mposhtur nga Salzburg.