Haradinaj: Kosova e gatshme që bashkë me NATO-n ta ruaj paqen kudo në botë
BKT
Lajme

Haradinaj: Kosova e gatshme që bashkë me NATO-n ta ruaj paqen kudo në botë

F.S. / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se paqja dhe garantimi i saj, janë sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, mirënjohje për NATO-n. Për më shumë se 24 vjet, Kosova jeton në paqe. Arritja e paqes dhe garantimi i saj është sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka theksuar se Kosova dëshiron të jetë pjesë aktive për bërjen dhe mbajtjen e paqes kudo në botë bashkë me NATO-n.

“Ne duam të jemi pjesë aktive, bashkë me NATO-n, në bërjen dhe mbajtjen e paqes kudo nëpër botë. Ushtria jonë ka kapacitete profesionale, populli ynë me krenari mbështet mundësinë që ushtarët e Kosovës të ndihmojnë paqen në botë”, është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme