Haradinaj falënderon Ramën për qëndrimet e tij në KS të OKB-së
BKT
Lajme

Haradinaj falënderon Ramën për qëndrimet e tij në KS të OKB-së

B. H. | RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kreu i AAK-së ka thënë se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus. Faleminderit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme