Nis aktiviteti hulumtues për matjen e ndotjes së ajrit nga automjetet|video
Valjete Shala|RTK
Kosova gjatë sezonit të vjeshtës e dimrit përballet me cilësi jo të mirë të ajrit. Kjo si pasojë nga ndotja e cila vjen nga faktorë të ndryshëm. Ndër ta është edhe ndotja nga automjetet. Në lidhje me shkallën e ndotjes nga automjetet, ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze - JICA, kanë bërë një hulumtim.
Në një nga pikat më të larta të kryeqytetit në Arbëri, ndotja shihet më së miri. Shkaktarët, sipas ekspertëve, janë të ndryshëm.
Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin që na rrethon. Një nga faktorët që kontribuon në ndotje të ambientit është edhe ndotja nga automjetet.
Pikërisht për automjetet, Kosova së shpejti do të ketë të dhëna të sakta për shkallën e ndotjes së ajrit nga to. Kjo falë një projekti, i cili ka nisur aktivitetin hulumtues për matjen e emetimit të gazrave nga makinat.
Ky projekt do të zhvillohet në komunat me të ndotura sikurse në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë e Graçanicë.























