Roma e nis me fitore në Europa League
BKT
Sport

Roma e nis me fitore në Europa League

Uran Krasniqi/RTKLive

Roma e ka nisur mirë fushatën në Europa League. Skuadra e drejtuar nga trajneri i njohur portugez Jose Mourinho ka fituar si mysafir kundër moldavëve të Sheriff Tiraspol. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 1-2. 
Ka qenë koha shtesë e pjesës së parë kur italianët e kanë gjetur avantazhin përmes Paredes. 
Me të filluar pjesa e dytë moldavët kanë barazuar me golin e Tovar (57'). 
Roma nuk ka lejuar që ndeshja të mbyllet me barazim dhe ka qenë Lukaku (65') ai që i ka dhë fitoren skuadrës italiane. 
Në ndeshjen tjetër të grupit Servette është mposhtur nga Slavia Prague.