10:24 / 22.09.2023
Kurti udhëton në Zvicër, do të pritet nga presidenti federal Alain Berset
B.Halimi. / RTKlive
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.
I pari i ekzekutivit, pasdite do të pritet në takim bilateral nga presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.
Gjatë qëndrimit në Bern, kryeministri do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.























