Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadorin italian në Kosovë
BKT
Lajme

Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadorin italian në Kosovë

A.B/RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svela sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë e cila vijon të jetë e qetë dhe për tema që mbulojnë fushat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ministri Sveçla e falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë gjithë mandatit të tij z. De Riu, dhe theksoi se me Italinë gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer duke qenë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.


MË SHUME NGA Lajme