KPM-AKRK me memorandum për mbrojtjen e konkurrencës në tregun medial
BKT
Lajme

KPM-AKRK me memorandum për mbrojtjen e konkurrencës në tregun medial

F.S / RTKlive

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK), kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve në funksion promovimit dhe zhvillimit të konkurrencës së tregut të lirë, me fokus tek çështja e pronësisë së mediave.

Në njoftimin për media thuhet se ky memorandumi u nënshkrua nga Jeton Mehmeti-Kryetar i KPM-së dhe Neime Binaku Isufi-Kryetare e AKRK-së.                       Në njoftimin për media thuhet se të dy palët e institucioneve shprehën përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të përkrahjes dhe shkëmbimit të eksperiencave profesionale me institucioneve, sipas nevojave të ndërsjellët, në funksion të arritjes së qëllimeve e objektivave të memorandumit.

“Memorandumi ka për synim  përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve  dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të palëve nënshkruese, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në fushat respektive që palët nënshkruese i rregullojnë. Koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale dhe i angazhimeve të përbashkëta me resurset njerëzore dhe teknike, në rastet kur mandatet dhe aktivitetet e palëve ndërlidhen në zbatim të dispozitave ligjore përkatëse”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje vazhdon njoftimi se ky memorandum po ashtu ka për qëllim lehtësimin e shkëmbimit të informacionit zyrtar të nevojshëm, të cilin palët marrëse e trajtojnë në nivel të konfidencialitetit sipas obligimeve ligjore, në bazë të ligjeve respektive të konkurrencës dhe mediave.

“Gjithashtu palët do të ngritin nivelin e angazhimit reciprok në proceset e hartimit të akteve nënligjore dhe ligjore në fushat respektive si dhe në evitimin e rasteve të mundshme të kolizionit ligjor në fushëveprimet që autoritetet i rregullojnë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme