Anëtari i KQZ-së Rifat Krasniç, i dënuar nga gjykata
Arlinda Sejda/RTK
Rifat Krasniç, anëtar i partisë parlamentare KDTP, është dënuar nga Gjykata Themelore për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar me 6 muaj burgim, thuhet në një dokument të siguruar nga RTK. Krasniç është anëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Rifat Krasniç dhe bashkëpunëtori i tij janë akuzuar se në periudhën 1 nëntor 2022 deri më 23 nëntor 2020 në Mamushë, në cilësinë e drejtorit të shkollës “Ataturk” kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar dhe i kanë tejkaluar kompetencat e tyre, duke shkelur të drejtat e një personi tjetër dhe me dashje nuk kanë zbatuar ligjin lidhur me punësim, duke mundësuar marrëdhënie pune në disa shkolla pa u zhvilluar procedura e konkursit për punësim dhe në kundërshtim me ligjin e punës.
Krasniç dhe i akuzuari tjetër Morina janë shpallur fajtorë me burim me kohëzgjatje prej 6 muajsh, por dënimi me burgim u është zëvendësuar me dënim me gjobë deri në 1800 euro për secilin.























