Shpërthimi në veri, Barbano: Nevojë urgjente për de-eskalim
BKT
Lajme

Shpërthimi në veri, Barbano: Nevojë urgjente për de-eskalim

Sh.Ç /RTKlive

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano, është pajtuar plotësisht me qëndrimin e ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, për shpërthimin në veri të vendit.

Barbano ka thënë se incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata dhe rithekson nevojën urgjente për de-eskalim.

 “EULEX dënon çfarëdo forme të dhunës dhe konsideron si të papranueshme”, ka shkruar Barbano.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier, është shprehur i tronditur nga shpërthimet në shumë pjesë të Kosovës.

Ambasadori Hovenier i ka dënuar këto akte dhune, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.


MË SHUME NGA Lajme