Nis vjeshta me mot veror
Sh.Ç /RTKlive
Sot fillon stina e vjeshtës, por kjo ditë do t’i ngjasojë më shumë një dite tipike vere, pasi që temperaturat do të jenë të larta.
Në ketë ditë do të ndodh ekuinoksi vjeshtor. Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm për rreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do të jetë më e lartë.
“Sa i përketë presionit atmosferik parashihen vlera të larta, ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kurse, të dielën paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin , por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta. Sa i përketë situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.























