Ardian Krasniqi, kampion i Gjermanisë, ‘rrah’ gjermanin Altz
BKT
Sport

Ardian Krasniqi, kampion i Gjermanisë, ‘rrah’ gjermanin Altz

F.Bytyqi /RTKLive

(E plotësuar) Boksieri Ardian Krasniqi është kampion i Gjermanisë (BDB), pasi që mposhti gjermanin Deniz Altz, të shtunën në Magdeburg të Gjermanisë.

Ardianit, nipit të legjendës Luan Krasniqit, nuk i është dashur shumë kohë për të mposhtur gjermanin, i cili qysh në rundin e parë u dorëzua në duel me Krasniqin.

27-vjeçari nga Juniku, bën një tjetër hap të madh në karrierën e tij të boksit profesionist.

Mulolli mundet nga çeku

(E plotësuar) Boksieri shqiptar Miridon Mulolli është mundur nga çeku Miroslav Serban, në turneun që po mbahet në Magdeburg të Gjermanisë, eveniment ky që po vjen live në RTK.

Meçi mes boksierit kosovar dhe çekut, në kategorinë velter, ka dhuruar një duel të fortë, por për disa nuanca çeku ishte më i mirë se Mulolli duke e fituar këtë meç.

Dueli i radhës është mes ish-kampionit të botës Tyron Zeuge nga Gjermania dhe Nasser Bukanya nga Holanda, duel i vlefshëm për kategorinë super të mesme.

Nis mbrëmja e madhe e boksit “The Show Must Go On 3”, live në RTK

Në Magdeburg të Gjermanisë, ka nisur mbrëmja e madhe e boksit profesionist “The Show Must Go On 3”, ngjarje kjo që mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

I pari që do të ngjitet në ring është Miridon Mulolli, i cili përballë do ta ketë çekun Miroslav Serban në kategorinë velter.

Ish-kampioni i botës Tyron Zeuge nga Gjermania, do të ndeshjet me Nasser Bukanya nga Holanda, në duelin e vlefshëm për kategorinë super të mesme.

Dy meçet e fundit, pritet të jenë qershia mbi tortë, kur në ring fillimisht do të ngjitet nipi i legjendës Luan Krasniqi, Ardiani, i cili të premten mbushi 27 vjet.

Ardian Krasniqi do të garojë për brezin e Kampionit të Gjermanisë - BDB, përballë gjermanit Deniz Altz.

Mbrëmja do të mbyllet me duelin e fundit të planifikuar, mes Tom Schwarz dhe ukrainasit Konstantyn Dobryshchenko, në kategorinë e rëndë.