Moti me vranësira dhe me reshje shiu
BKT
Lajme

Moti me vranësira dhe me reshje shiu

RTKlive

Moti sot në Kosovë do të paraqitet kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta. Sa i përketë situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thekson Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme