Vrasja e policit, KFOR: Po punohet intensivisht për të gjetur një zgjidhje
Sh.Ç /RTKlive
KFOR-i nëpërmjet një komunikate ka thënë se vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjskë dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, duke qëndruar gati për t`u përgjigjur nëse kërkohet.
Sipas KFOR-it, Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.
“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë këtu BE-në, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe është duke punuar intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në komunikatë.
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka thënë se e dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen e policit të vrarë.























