Musliu: Është shkelur Marrëveshja e Kumanovës, KFOR të ndërhyjë
A.B/RTKlive
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu theksoi për RTK se më sulmin dhe vrasjen e sotme të policit të Kosovës në veri është shkelur Marrëveshja e Kumanovës.
Musliu theksoi se NATO respektivisht KFOR nuk duhet të jetë e paanshme në këtë rast, por duhet të intervenojë së bashku me Policinë e Kosovës.
“Mos reagimi i KFOR-it është i çuditshëm, por NATO është instrument shumë i madh dhe u duhet kohë”, deklaroi ai.
Ai tha se ka një qëllim që ky grup terroristë e ka zgjedhur Manastirin, për shkak se lajmi mund të marrë jehonë më të madhe. “Kjo marshutë do t'i shërbente eskalimit të mëtutjeshëm të situatës atje”, deklaroi ai. Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, vlerësoi se Aleksandër Vuçiq është një gënjeshtar.
Për pajisjet që grupi kriminal, Musliu theksoi se ata pajisjes me armatim personal, zolla që mund të përdoret për qëllime. “Këto pajisje në Serbi përdoret nga Ushtria, Policia e saj. Ky armatim prodhohet në Serbi”, theksoi ai.























