Gërvalla i reagon Borell-it për mos mbështetje te policisë së Kosovës
BKT
Lajme

Gërvalla i reagon Borell-it për mos mbështetje te policisë së Kosovës

F.Sertolli / RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gëralla, ka reaguar për mes një postimi në platformën “X” duke e kritikuar përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell për mos mbështetje te policisë së Kosovës dhe cinizëm.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”? Sa turp. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së”, ka reaguar Gërvalla në X.

Ndryshe, pak më parë ka reaguar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke komentuar sulmet e Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës, në veri të vendit.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë… BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.”, ka shkruar Borrell.


MË SHUME NGA Lajme