16:55 / 24.09.2023
Haradinaj viziton policin e plagosur
A.B/RTKlive
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar në QKUK policin e plagosur nga aksioni në parandalimin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Pas vizitës, ai ka deklaruar se është e qartë se ky është një sulm i pastër terrorist.
”Po shihet që është një sulm i pastër terrorist. Dita e sotme në dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë të gjithë si me aleatët ashtu edhe me tonët. Nuk mbështesim njeri, por vendin tonë”, u shpreh Haradinaj.























