17:39 / 24.09.2023
Kryediplomati Bujar Osmani dënon vrasjen policit të Kosovës
A.B/RTKlive
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka dënuar vrasjen e një polici në veri të Republikës Kosovës.
'Dënoj fuqishëm vrasjen e një polici në veri të Republikës Kosovës. Zemra ime është me familjen dhe kolegët e tij. Mbështetje e plotë për drejtësinë duke sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të urryer. Aktet e dhunës nuk do të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës. Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, ka shkruar ai në 'X.























