17:50 / 24.09.2023
Për shkak të situatës në veri anulohet festivali `Sanremo Giovani`
A.B/RTKlive
Është anuluar festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë. Ky anulim është bërë për shkak të situatës së krijuar në veri dhe është konfirmuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë.
Ambasada italiane në Prishtinë, njofton se pas sulmit të tmerrshëm kundër Policië së Kosovës në koordinim me Komunëne Prishtinës dhe Institucionet e Kosovës është vendosur ta shtyjmë për 1 tetor koncertin të Sanremo Giovani të planifikuar për sonte. “Dhuna nuk mund të mbizotërojë”, njofton Ambasada italiane në Prishtinë.























