Ndizen qirinj për policin e rënë Afrim Bunjaku
BKT
Lajme

Ndizen qirinj për policin e rënë Afrim Bunjaku

Edona Podvorica / RTK

(E plotësuar, ora 19;00) Qytetarë të shumtë, përkundër shiut të rrëmbyeshëm, para stacionit policor qendër kanë nderuar policin e vrarë, Afrim Bunjaku. I pranishëm është edhe ambasadori amerikan!

No description available.

Edhe në Ferizaj janë ndizur qirinj për policin e rënë Afrim Bunjaku.

Në stacionin policor në Prishtinë vendoset fotografia e policit të vrarë

Në stacionin policor Qendra në Prishtinë është vendosur fotografia e Afrim Bunjakut, policit të vrarë mëngjesin e sotëm në veri të vendit.

Aty sonte do të bëhet ndezja e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës.

Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj.

Të gjithë qytetarët janë ftuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni.


MË SHUME NGA Lajme