Mediat ndërkombëtare për sulmin në veri
BKT
Lajme

Mediat ndërkombëtare për sulmin në veri

A.B/RTKlive

Edhe mediat ndërkombëtare raportuan për vrasjen e policit dhe të lënduarve të tjerë në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm.

Sulmi në veri të Mitrovicës bëri bujë edhe në mediet ndërkombëtare.

Sipas BBC-së, të shtënat e së dielës ndodhën rreth orës 03:00 të mengjesit, lanë një zyrtarë policie të vdekur, një të plagosur dhe një tjetër të lënduar pasi policia tha se ata arritën në Banjska, afër kufirit me Serbinë, ku ishte raportuar një bllokadë. Oficerët policorë u sulmuan nga disa pozicione të ndryshme me "një arsenal armësh zjarri, duke përfshirë granata dore dhe raketa me shpatulla", thanë ata në një deklaratë për BBC-në.  Ata raportuan edhe për deklarimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentës Vjosa Osmani në lidhje me incidentin, ku u tha se sulmi në fshatin verior Banjska të Leposaviqit përfshinte "profesionistë" dhe përdorim të armëve të rënda. Të dy liderët e dënuan ashpër sulmin ndaj ligjit dhe rendit dhe kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.

E në anën tjetër, Serbia nuk e ka komentuar incidentin. Trazirat kanë përfshirë Kosovën veriore në maj pasi kryetarët shqiptarë të Kosovës u vendosën në zonat me shumicë serbe, pasi banorët serbë bojkotuan votimet lokale. NATO dislokoi 700 trupa shtesë në Kosovë për t'u marrë me trazirat në qytetin verior të Zveçanit pas zgjedhjeve. Rreth 30 paqeruajtës të NATO-s dhe më shumë se 50 protestues serbë u lënduan në përleshjet që pasuan, Bisedimet e fundit të ndërmjetësuara nga BE dështuan javën e kaluar, me shefin e politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, duke fajësuar zotin Kurti për dështimin e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe që do t'u jepte atyre më shumë autonomi, thotë BBC.

Edhe Reuters, raportoi për vdekjen e policit dhe të lënduarve të tjerë. Ata njoftuan se të paktën 30 persona të armatosur rëndë janë rrethuar nga autoritetet disa orë pasi një patrullë u zu në pritë në zonë që vrau një oficer policie, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Aljazera, raportoi se  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj shtetërore janë të gatshme dhe të koordinuara për t'iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Policia e Kosovës shtoi se dy kamionë pa targa kishin bllokuar një urë në hyrje të fshatit. Tre njësi policie u dërguan për ta zhbllokuar atë, por u sulmuan nga pozicione të ndryshme me armë të ndryshme, granata dore dhe bomba. Policia arriti të zmbrapsë sulmin dhe të marrë dy policë të plagosur në spitalin në jug të Mitrovicës. Njëri prej tyre kishte vdekur në mbërritje, sipas mjekëve.


MË SHUME NGA Lajme