19:36 / 24.09.2023
Sveçla: Terroristët dështuan, kishin materiale për qindra individë|Video
A.Bela/RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha për RTK se Policia e Kosovës po punon që të zbardh rastin.
“Po punojmë në të gjitha ato materiale të zbuluara që janë të shumta. Po flasim për armatim, për disa qindra individë. Plani ishte për më shumë, këta terroristët ia arritën që të lënë pa një kolegë, ata kanë dështuar në planin operacional e politikë”, tha ai.
Ai tha se aksioni po vazhdon, ndërsa plani i sulmit terrorist është i përgatitur me ndihmën e Vuçiqit.























