Polici i plagosur në gjendje stabile|Video
BKT
Lajme

Polici i plagosur në gjendje stabile|Video

Elmina Osmani/RTK

Polici i plagosur në veri të vendit, Alban Rashiti, është në gjendje stabile. Rashiti është operuar në SHSKUK, me ç’rast i është larguar një predhë nga krahu i majtë. Mjeku kujdestar nga Klinika Torakale ku po trajtohet polici tha se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Alban Rashiti është polici i plagosur në veri të vendit, pasi grupe kriminale sulmuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku i vrarë mbeti polici tjetër, Afrim Bunjaku.

Polici i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Shërbimin Spitalor, derisa trajtimin po e vazhdon në Klinikën Torakale. Gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Është nxjerrë një trup i huaj nga pjesa e llërës së pacientit. është fjala për sferëza nga mjeti eksploziv, me gjasë bomba.  Dhe, gjendja e policit është në rregull, e kam fjalën nuk ka ndonjë rrezikshmëri  të shkallës së lartë për jetë apo edhe rrezikshmëri për invaliditet të thellë", tha Fitim Selimi kirurg torakal.

Rashiti ka të lënduar edhe këmbën e djathtë derisa do të vazhdojë të trajtohet në klinikë. Atë që nga mëngjesi e kanë vizituar, kryeministri i vendit, Albin Kurti e më vonë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si edhe deputetë të tjerë.


MË SHUME NGA Lajme